Kalkulatori i kondicionerit

Gjeni klasën e kondicionerit për dhomën tuaj

Vendosni sipërfaqen e dhomës dhe llojin e njësisë për një rekomandim orientues në BTU. Rezultati ju ndihmon të filloni përzgjedhjen dhe t’i dërgoni ekipit tonë një kërkesë me të dhënat e dhomës.

Lloji i njësisë së brendshme

Dërgoni rezultatin për ofertim

Shkarkoni PDF-në dhe dërgojeni në WhatsApp (+383 48 77 22 88), ose vazhdoni me email. Plotësoni emrin dhe numrin e telefonit që të mund t’ju kontaktojmë për kërkesën.

Emri dhe numri i telefonit janë të detyrueshëm: pa to nuk mund ta dërgoni kërkesën, as ta shkarkoni PDF-në. Për ta dërguar me email duhet edhe emaili juaj. Të tjerat janë opsionale.

Ose dërgojeni PDF-në te
info@comfort-clima.com

01

Si zgjidhet klasa e kondicionerit

Rekomandimi bazohet në sipërfaqen e dhomës: deri 25 m² modele 9000 BTU, 25 deri 40 m² 12000 BTU, 40 deri 60 m² 14000 BTU, 60 deri 70 m² 18000 BTU dhe 70 deri 80 m² 24000 BTU.

02

Lloji i njësisë

Rezultati tregon vetëm llojin e njësisë që zgjidhni: në mur, dysheme, kasetë, kanal ose tavan. Numrin e personave dhe kushtet e tjera të dhomës i shqyrtojmë në ofertë.

03

Nga rezultati te oferta

Zgjidhni një model për shqyrtim dhe dërgoni të dhënat. Ekipi ynë ju ndihmon me konfigurimin dhe ofertën përkatëse.

Disa dhoma ose një ndërtesë e tërë?

Për disa dhoma shihni multi-split, për ndërtesa sistemet VRF ose chillerët me fan coil. Na dërgoni planimetrinë dhe ju ndihmojmë me zgjedhjen.